2015-10-12 12:46:00

Kremtimet e kryesuara nga Papa në muajt tetor-nëntor


Papa Françesku vijon të marrë pjesë në Sinodin e Ipeshkvijve për Familjen, i cili do të përfundojë më 25 tetor. Pikërisht atë të dielë, Ati i Shenjtë do të kremtojë meshën për mbylljen e Asamblesë XIV të Përgjithshme e të Zakonshme të Sinodit, në orën 10.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ndërkaq, një të dielë më parë, më 18 tetor, Papa do të kremtojë meshën për të shpallur shenjtorë tre të Lumë.

         Veprimtaritë e Françeskut në nëntor fillojnë që më datën 1, me meshën e pasdites në Varrezat e Veranos, në Romë, në Solemnitetin e gjithë Shenjtorëve. Të hënën, më 2 nëntor, në Kriptën e Vatikanit, Ati i Shenjtë do të lutet për Papët e vdekur, në ditën kur çdo besimtar përkujton të dashurit e vet, të ndarë nga kjo botë. Të martën, më 3 tetor, mesha e dritës për kardinajtë dhe ipeshkvijtë, që kanë ndërruar jetë gjatë këtij viti. Java e dytë e nëntorit, fillon më datën 9, me meshën e orës 17.00 në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, gjatë së cilës Papa do të shugurojë disa ipeshkvij. Në këtë ditë përkujtohet kushtimi i Bazilikës Lateranense. Të nesërmen, më 10 nëntor, Papa Françesku do të shkojë për vizitë baritore në Prato e në Firence. Të dielën, 15 nëntor, Ati i Shenjtë do të vizitojë Kishën Ungjillore e Luterane të Romës, në orën 16.00. Më pas, nga e mërkura, 25 nëntor, deri të hënën, 30 nëntor, Papa Bergoljo do të shkojë në udhëtimin e tij apostolik në Kenia, Uganda e në Republikën Qendroafrikane. 








All the contents on this site are copyrighted ©.