2015-10-12 14:58:00

Flash: nëpër botë: Turqi, Siri, Irak, Bjellorusi, Izrael, Palestinë


Turqi: dita e djeshme ishte plot manifestime përkujtimore për viktimat, të paktën 128, pas masakrës të së shtunës në Ankara. Protesta e dhimbje në mbarë vendin. Sulmi i dyfishtë kamikaze është ende pa autor, ndërsa mendohet si vepër e milicëve të Shtetit të vetëshpallur Islamik.  

Siri-Irak: Në frontin siro-irakian nuk pushon lufta. Në Irak goditet  karvani i liderit të Is-it, al-Baghdadi, por ai nuk ishte ndërmjet viktimave. Mbi Sirinë vijojnë sulmet ajrore të Moskës e presidenti Putin saktëson se tani për tani nuk mendohet për sulme nga toka.

Në Bjellorusi, Lukashenko fitoi për të pestën herë  zgjedhjet presidenciale.  Opozita nuk mori pjesë në votime e kjo fitore është mjaft e diskutueshme. Tani priten vendime mbi masat ndëshkimore të BE-së kundër Minskut, ku vijon të sundojë një regjim, i cili i përngjet atij të komunizmit të paraperestrojkës.

Vijon dhuna në Izrael e në Territoret palestineze. Të paktën tre të rinj izraelitë u therën prej një arabi, ndërsa një 13 vjeçare dhe një grua shtatzënë palestineze u vranë. Duke nisur nga 1 tetori, regjistrohen më se 20 sulme nga ana e ujqërve vetmitarë palestinezë, që kanë lënë pas më se 4 izraelitë të vrarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.