E diel, 11 tetor, Kish katolike kremton të dielën e 28-të gjatë vitit kishtar,
e gjithnjë më 11 tetor kalendari përkujton të Shën Gjonin XXIII, Papë, nismëtar i
Koncilit II të Vatikanit, shën Filipin, diakon, e shën Aleksandër Saulin, ipeshkëv
i Pavisë.
Liturgjia e kësaj së diele të 28-të gjatë vitit liturgjik, na propozon temën e pasurisë
e të thirrjes së Zotit. Leximi parë na thotë se urtia është më e çmueshme se pasuria.
Ungjilli na tregon një të ri të pasur, që e ndjen thirrjen e Jezusit, por nuk është
guximtar për ta pranuar thirrjen hyjnore, sepse është i kapur për pasuritë e veta.
Leximi dytë na flet për Fjalën e Hyjit, që është e gjallë, efikase dhe e mprehtë.
Të hënë më 12 tetor, festohen Zoja, Nënë e Kishës, shën Serafini nga Montegranaro,
laik kapuçin dhe shën Edisti, martir.
Të martën më 13 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Teofilin, ipeshkëv i Antiokisë,
shën Romolon e shën Gerardin
Të mërkurën më 14 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Kalistin, Papë.
Të enjten më 15 tetor, kalendari kishtar përkujton Shën Terezën e Jezusit, mistikën
e madhe spanjolle Tereza de Cepeda y de Ahumada,që lindi në Avilë të Spanjës në vitin
1515.
Të premten më 16 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Edvigën, dukeshë e Polonisë, rregulltare, shën Margeritën Alakok, virgjër e Vizitacionit dhe shën Gjerardo Maielën, vëlla laik redentorist.
Të hënën më 17 tetor, kalendari kishtar përkujton shën Injacin e Antiokisë, ipeshkëv e martir dhe e shën Pjetër Kasanin, meshtar skollop.
Të dielën e ardhshme, më 18 tetor, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 29-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 18 tetor kalendari përkujton shën Lukën ungjilltar, mjek e pajtor i artistëve.
Liturgjia e ditës na kujton se edhe sot e kësaj dite kumtimi i Fjalës së Zotit, pra i Mbretërisë së Hyjit mbetet urgjent e se të korrat janë të shumta, ndërsa punëtorët, të paktë. Prandaj, posa i nisi të dymbëdhjetë apostujt, Jezusi çoi pas tyre edhe shtatëdhjetë e dy nxënës të tjerë, me urdhrin që t’i luteshin të zotit të të korrave të dërgonte punëtorë të tjerë në arë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |