2015-10-09 16:40:00

Grupet e Vogla në Sinod vënë theksin mbi familjen burrë-grua. “Jo” teorisë “gender”


Një pjesë e mirë e etërve sinodalë, duke analizuar tekstin e hyrjes, Instrumentum Laboris, të Sinodit mbi familjen, vuri theksin mbi kërkesën e përdorimit të formulave, që largojnë, që në fillim, çdo dyshim se i vetmi model i familjes, në përkim me doktrinën e Kishës, është ai, që bazohet mbi martesën e burrit me gruan. E pohon këtë relacioni i paraqitur sot në Sinod nga njëri prej tre grupeve të vogla italiane, Circulus Italicus A, moderator i të cilit është kardinali Francesco Montenegro, pas fazës së parë të punimeve. Vërejtja u pranua nga të gjithë, duke u mbështetur edhe mbi homelinë e Papës Françesku, mbajtur gjatë Meshës së hapjes së kësaj asambleje.

Për rrethin italian A, është e nevojshme të vihet më shumë theksi mbi rreziqet e ideologjisë “gender”, si dhe mbi ndikimin negativ, që vijon të ushtrojë në programet edukative, në një mori vendesh. “Edhe lidhur me sfidën e shekullarizmit - në fund - u theksua nevoja të ketë më shumë zhvillim”. E, lidhur me formimin e ndjeshmërisë, u konsiderua si detyrim të flitet qartë “mbi idealin e pastrisë dhe mbi vlerën e  dhurimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.