2015-10-09 14:11:00

Sinodi: Imzot Frendo: historia e Shëlbimit është historia e familjes


Paradite u mbajtën punimet e Kongregacionit IV të përgjithshëm. Nisën me relacionet e rretheve në sallë, vijuan me dorëzimin e sintezës së Pjesës I dhe me takimin e Komisionit për hartimin e relacionit përfundimtar.

Pasdite u mbajtën punimet e Kongregacionit V të përgjithshëm, gjatë të cilit u paraqitën temat e pjesës II nga ana e referuesit të përgjithshëm të Sinodit. Kongregacioni V vijoi me dëshminë e një dëgjuesi dhe me diskutimet e etërve sinodalë.

Imzot Frendo pohon se" historia e Shëlbimit është histori e familjes, prandaj nga Sinodi po flasim se si Kisha do t’u përgjigjur sfidave që ka sot familjes e martea, në mënyrë të veçantë ata që janë të divorcuar e ndoshta edhe të rimartuar. Këta nuk janë të përjashtuar nga Kisha". Po me teper rreth punimeve të Sinodit të ipeshkvijve që po mbahet në Vatikan, në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Sekretari i Konferencës ipeshkëvnore katolike të Shqipërisë, imzot George Frendo në bisedë me dom David Xhuxhën.....








All the contents on this site are copyrighted ©.