2015-10-08 15:36:00

Çmimi Nobel për letërsinë i jepet gazetares bjelloruse Aleksieviç


Çmimin Nobel për letërsinë e fitoi gazetarja dhe shkrimtarja bjelloruse Svetlana Aleksieviç.   

“Vepra e saj ‘polifonike’ – lexohet në motivacion – është monument i vuajtjes dhe i guximit në kohët tona”.

Për herë të parë në historinë e Nobelit, vlerësohet një zhanër gazetaresk. Autore veprash dokumentare e filmash, Svetlana Aleksieviç ka shkruar edhe libra me tema delikate të kronikës së viteve të fundit, ndërmjet të cilëve, katastrofa e Çernobilit dhe lufta në Afganistan.

Në librat e saj dënon dëmet e rënda që shkaktojnë luftërat në psikologjinë e njerëzve

Veprat e saj, në të cilat përshkruan dramat e historisë së Bashkimit Sovjetik dhe shembjen e tij, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme e janë botuar në mbarë botën. Në këto libra denoncon posaçërisht dëmet e rënda që shkaktojnë luftërat në psikologjinë e njerëzve.

Svetlana Aleksieviç, e lindur më 31 maj 1948 në qytetin ukrainas Ivano-Frankivsk, e nisi karrierën si mësuese e pastaj, si gazetare. Studioi në Universitetin e Minskut ndërmjet viteve 1967 e 1972. Jetoi gjatë në Paris.








All the contents on this site are copyrighted ©.