2015-10-07 15:53:00

Imzot George Frendo: Sinodi punon për një familje më të lumtur


Etërit sinodalë vijuan sot punimet e Sinodit në grupe të vogla, duke biseduar për atë lidhje, të cilën Papa Françesku e quajti sot “të pazgjidhshme”, ndërmjet Kishës e familjes dhe shoqërisë. Pikërisht në këtë pikë, qëndron edhe qëllimi i misionit të Kishës me familjen, duke nisur nga rishikimi i asaj që mund të ndryshohet, përmirësohet dhe asaj që duhet ruajtur, kultivuar e transmetuar, gjithmonë në Dritën e Ungjillit.

Familjeje, për Papën Françesku, është protagoniste e vërtetë në jetën e çdo personi, bashkësie, vendi, kohe e kulture. Punimet e Sinodit të Ipeshkvijve janë një vështrim i vëmendshëm mbi jetën e përditshme të familjes dhe të burrave dhe të grave në kohët tona.

Përfaqësuesi i Konferencës Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë në Sinod, imzot George Frendo në mikrofonin e Radio Vatikanit pohon se synimi është ai për ta ruajtur, mbrojtur e bërë sa më të lumtur jetën e familjes. Ka gjëra mund e duhet të ndryshohen e përmirësohen, por ka edhe tjera që duhen ruajtur e transmetuar, po ta dëgjojmë bisedën tonë me imzot Frendon...








All the contents on this site are copyrighted ©.