2015-10-02 16:25:00

Imzot Zef Gashi: Kishat në Ballkan kërkojnë mbështetje për misionin e tyre


“Ndihmë grigjës së vogël”. Mbi ketë temë, më 29 e 30 shtator, pranë selisë së ipeshkvit katolik të Kosovës, në Prishtinë, u mbajt një takim i veçantë i donatorëve ndërkombëtarë e përfaqësuesve të Konferencave Ipeshkëvnore Katolike të Shqipërisë, Konferencës Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodit, që përfshinë Kosovën, Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë, Konferenca Ipeshkëvnore e Bosnjës e Hercegovinës.
Në këtë takim, mes tjerësh, morën pjesë Delegati i Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë, Nunci imzot Juliusz Janusz, ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, kryeipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi, të gjithë ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë, të Serbisë, të Maqedonisë e të Bosnjës e Hercegovinës, të cilës paraqiten realitetin dhe nevojat që kanë Kishat vendore në këto treva, për të çuar përpara misionin e veprimtarinë e tyre në shoqërinë bashkëkohore. Po më hollësisht mbi këtë takim flasim me kryeipeshkvin e Tivarit imzot Zef Gashin.....








All the contents on this site are copyrighted ©.