2015-09-29 17:36:00

Leximi i Ungjillit të Markut 13, 24-37. Ju kumtojmë Lajmin e Mirë


Në rubrikën radiofonike të së martës “Ju kumtojmë Lajmin e Mirë”, me priftin shqiptar dom Marjan Palokën, vijojmë leximin e Ungjillit të Markut, e kësaj here ndalemi te kreu 13, 24-37.

Në këtë fragment ungjillor, flitet për ardhjen e Birit të njeriut, për mesazhin e shëmbëlltyrës së fikut, dhe për ditën e orën e panjohur të çastit të mbramë të botës, me thirrjen e Jezusit për të qenë vigjilentë e të përgatitur, kurdoherë.

Kreu 13 i Ungjillit të Markut përmban fjalimin eskatologjik të Jezusit. Kështu, flitet për ditën dhe orën e panjohur të fundi të botës së vjetër e fillimi i botës re. Kjo është një nga temat kryesore, rreth së cilës sillet biseda e Jezusit, i cili dëshiron të na bëjë të kuptojmë se për të krishterit bëhet fjalë për tejkalimin e botëkuptimit të vjetër dhe përurimin e botëkuptimit të ri, që Ai na mëson, po më tepër ta dëgjojmë komentin e dom Marjan Palokës..

 








All the contents on this site are copyrighted ©.