Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Sundimi i Zotit, e i njeriut

Sundimi i Zotit, e i njeriut

04/09/2015 14:17

E Zoti, si e krijoi njeriun, ia besoi tokën e i tha: “Sundoje!”.

Ky, urdhri, që i dha Krijuesi njeriut në agun e krijimit.

Por kujdes: kur përdoret në jetën e përditshme, kjo fjalë nuk e ka më kuptimin fillestar, biblik.

Për Biblën, modeli  i sundimtarit  nuk është sovrani politik, që i shfrytëzon nënshtetasit, por është Zoti vetë: Zot e Atë.

Zoti nuk i sundon Krijesat për interesin e vet, por të vetë krijesave, që i sjell në jetë e i ruan. Jemi para një paralelizmi të fuqishëm: ashtu si Zoti është dominus, zotëri i njeriut, ashtu edhe njeriu duhet të jetë zotëria i Krijimit, përgjegjës për të, e rojtar i tij.

Kuptimi i sundimit të njeriut shprehet qartë në tekstin Biblik: “Zoti Hy e mori njeriun dhe e vendosi në Kopshtin e Edenit, që ta kultivonte e ta ruante (Zan 2,15)

E sidomos, në lutjen Eukaristike, drejtuar Zotit:

“Sipas shëmbëlltyrës sate e krijove njeriun,

duarve të tij punëtore ua besove universin,

që, duke t’u bindur Ty, Krijuesit të tij,

të sundonte mbi gjithë Krijimin”.

Besimi në Zotin Krijues e në njeriun e bërë sipas shëmbëllesës së Zotit, nuk është, prandaj kërcënim, përkundrazi, është garanci, më e fortë nga të gjitha. Të kujton se njeriu nuk është padron absolut i krijesave të tjera; duhet të japë llogari për gjithçka, që mori. Prej këndej, ndotja e mjedisit, nuk përkon aspak me përhapjen e feve biblike, ose të feve të tjera, por me atë të industrializimit barbar, që shikon vetëm fitimin e, me korrupsionin, ua mbyll gojën të gjithë atyre, që duhet ta lartonin zërin deri në qiell për të mbrojtur pikërisht Krijimin, jetën. Hierarkia e jetës është e shkruar në gjithë natyrën. Minerali i shërben barishteve e ushqehet prej tyre, barishte ushqejnë kafshët. Janë delet, që hanë barin, e jo bari delet e gjithë së bashku i shërbejnë krijesës së arsyeshme, Njeriut, që megjithatë, gjithnjë më shpesh, po tregohet krejt e paarsyeshme. E gjithnjë më shpesh po e dhunon hierarkinë e jetës, me pasoja të rënda mbi gjithësinë, duke arritur deri në atë pikë, sa të flasë për ekologji të thellë, ta hamendësojë universin e ardhshëm pa praninë e njeriut. Gjithësi, pa njeriun. Do të ishte si një orkestër vigane, e detyruar të luajë simfoninë  më të bukur që është dëgjuar nën qiell, por me orkestrantë të shurdhër e në një zbrazësi të plotë, pa asnjë dëgjues! Kështu do të tingëllonte simfonia e mrekullueshme e jetës pa njeriun!

04/09/2015 14:17