2015-09-04 18:02:00

Një minut me Nënë Terezën: vdekja është kthim në shtëpi, pranë Zotit


Minuti i fundit i emisionit të sotëm  4 shtator është i veçantë. Vërtet, ia kushtojmë, si zakonisht në këtë periudhë, Nënë Terezës, por, duke kujtuar se jemi në prag të ditës, në të cilën ndërroi jetë, më 5 gusht 1997, e Lumja shqiptare Ganxhe Gojaxhiu, e cila u kthye në shtëpinë e Atit Qiellor, siç e priste që kur ishte gjallë:  “Vdekja – thoshte Nënë Tereza – është kthim në shtëpi; e megjithatë, njerëzit kanë frikë nga ç’mund t’u ndodhë e, atëherë, nuk duan të vdesin. Nëse nuk e shohim vdekjen si mister, atëherë kemi frikë të vdesim. Ekziston edhe brerja e ndërgjegjes: ‘Ndoshta mund të bëja diçka më të mirë’.

"Gati gjithmonë, njeriu vdes ashtu siç ka jetuar. Vdekja nuk është tjetër, veçse vazhdimi i jetës, plotësim i jetës. Është trupi i njeriut, që dorëzohet. Por zemra dhe shpirti i tij jetojnë në amshim. Nuk vdesin. Çdo fe beson në amshimin, në një jetë tjetër. Kjo jetë nuk ka ndonjë fund të përcaktuar: ata, që besojnë se jeta mbaron përgjithmonë, e kanë frikë vdekjen. Nëse këtyre njerëzve do t’u shpjegohej mirë se vdekja s’është tjetër, veçse kthim në shtëpinë e Zotit, nuk do të kishin më frikë”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.