2015-09-03 17:57:00

Një minut me Nënë Terezën: unë shoh Krishtin në ju


Një gazetar e pati pyetur Nënë Terezën si ndjehej kur dëgjonte, që e quanin “shenjtore të gjallë”. Ja përgjigjja e së Lumes shqiptare, në minutin e fundit të emisionit:

 “Unë do të jem e lumtur kur të shihni Jezusin në mua, ashtu si unë mund ta shoh në ju. Shenjtëria nuk është detyrë e pak vetëve: është detyrë e të gjithëve, përfshirë edhe ju zotëri.

Unë lutem që secili prej jush të jetë shenjt e kështu, shenjtëria të përhapet në çdo vend, ku shkoni. Drita e së vërtetës së Krishtit ndriçoftë jetën e secilit prej jush, në mënyrë që Zoti të vazhdojë ta dojë botën përmes meje e përmes jush”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.