2015-09-02 12:55:00

Papa: pakicat e krishtera persekutohen, kurrë më luftë!


 Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa bëri thirrje, duke kujtuar fundin e Luftës II Botërore me aktin e dorëzimit pa kushte të Japonisë, nënshkruar në Gjirin e Tokios, më 2 shtator 1945:

“Këto ditë edhe në Lindjen e Largët kujtohet përfundimi i Luftës II Botërore. I përsëris lutjen time të flaktë Zotit të të gjithëve që, me ndërmjetësimin e Virgjërës Mari, bota e sotme të mos i provojë kurrë më tmerret dhe vuajtjet e frikshme të tragjedive të tilla. Të cilat i provon! Kjo është edhe dëshira  e zjarrtë e popujve, posaçërisht e atyre, që janë viktima të konflikteve gjakatare në vijim. Pakica të persektuara, të krishterë të persektuar, marrëzi shkatërrimi; e pastaj, ata që fabrikojë e tregtojnë armë, armë të lyera me gjak, nga të cilat kullon gjaku i njerëzve të pafajshëm! Kurrë më luftë! Është britma e fuqishme që, duke dalë nga zemrat tona e nga zemrat e gjithë  burrave e grave me vullnet të mirë, lartohet drejt e tek Princi i Paqes”.

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.