2015-09-02 17:52:00

Një minut me Nënë Terezën: kombet kanë nevojë të mbrojnë të varfërin


Një këshillë e Nënë Terezës për të pushtetshmit e kësaj bote, në minutin e fundit të emisionit, që ia kushtojmë të Lumes shqiptare:

         “Sot, kombet i kushtojnë tepër përpjekje e tepër para mbrojtjes së kufijve. Dinë shumë pak për varfërinë e për dhimbjen, që ekziston në ato vende, ku jetojnë njerëz, në prag të mjerimit. Nëse, të paktën, do t’i mbronin këta njerëz të pambrojtur, me ushqime, me banesa e me veshje, unë mendoj se bota do të ishte një vend më i lumtur për t’u jetuar”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.