2015-08-31 17:33:00

Një minut me Nënë Terezën: “a jeni e martuar?”


Tregon Nënë Tereza, së cilës, në pritje të përvjetorit të vdekjes, më 5 shtator 1997, ia kushtojmë minutin e fundit të emisionit tonë:

“Kohë më parë, një grup i madh profesorësh amerikanë shkoi për vizitë në shtëpinë tonë në Kalkutë. Para se të niseshin, më bënë këtë kërkesë: ‘Na thuaj diçka, që të na ndihmojë të bëhemi shenjt’.

         E unë u thashë: ‘Buzëqeshini njëri-tjetrit’ (sepse, fatkeqësisht, s’kemi më as kohë për ta parë tjetrin në sy)

         Njëri nga grupi më pyeti: ‘Nënë Tereza, a jeni e martuar?’

         E unë: ‘Po e mund t’ju them se nganjëherë, e kam shumë të vështirë t’i buzëqesh bashkëshortit tim Jezus, sepse mund të bëhet tepër kërkues’”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.