2015-08-30 13:52:00

Françesku: të ndalohen krimet kundër emigrantëve


Në lutjen e Engjëllit të Tënzot, Papa bëri thirrje për t’i kujtuar mbarë botës dramën, që po jetojnë emigrantët. Ja edhe fjalët e Françeskut:

“Për fat të keq dhe këto ditë një numër i madh emigrantësh humbën jetën  gjatë udhëtimeve të tyre të tmerrshme. Për të gjithë këta vëllezër e motra, lutem e ftoj për t’u lutur. Posaçërisht bashkohem në lutje me kardinalin Schönborn - sot i pranishëm këtu - e me gjithë Kishën në Austri, për shtatëdhjetë e një viktimat, ndërmjet të cilave, edhe katër fëmijë, të gjetur në një kamion, në autostradën Budapest-Vjenë. Ia besojmë secilin prej tyre mëshirës së Zotit; e Atij të Lumit i kërkojmë të na ndihmojë për të bashkëpunuar me efektshmëri për t’i ndaluar këto krime, që fyejnë mbarë familjen njerëzore. Të lutemi në heshtje për të gjithë emigrantët që vuajnë e, posaçërisht, për këta, që humbën jetën”.








All the contents on this site are copyrighted ©.