2015-08-30 17:25:00

Një minut me Nënë Terezën: bartëse të dashurisë së Zotit


“Puna, në vetvete, s’ka asnjë kuptim” u thotë Nënë Tereza simotrave të saj, në këto fjalë të minutit të fundit të emisionit:

“Misionaria e Bamirësisë është bartëse e dashurisë së Zotit. Pas Lajmërimit të engjëllit, Zoja, sapo mori vesh Lajmin e Mirë , shkoi shpejt t’ua çonte të tjerëve. Duhet ta kemi Jezusin në zemër, nëse duam të jemi bashkëpunëtore të vërteta të Krishtit. Duhet ta mirëpresim Jezusin, duhet ta pranojmë dashurinë e Tij, mëshirën e Tij e pastaj, të shpejtojmë e t’ia dhurojmë të tjerëve. Nëse nuk na intereson kjo, atëherë po humbim kohë kot. Vetëm puna s’ka asnjë kuptim: ne marrim kuptim kur i çojmë paqe, dashuri dhe mëshirë botës së sotme. Por për t’ua çuar Jezusin të tjerëve kemi nevojë për dashurinë dhe bashkimin e thellë me Të”.

(Bazuar mbi "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))








All the contents on this site are copyrighted ©.