2015-08-27 13:37:00

Papa: në audiencën e njëqindtë të përgjithshme, takohet me nënën e Ismael Lulli-t


Dje, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa përqafoi nënën e Ismaelit, 17 vjeçarit të vrarë në Pesarese të Italisë. Quhet Debora Lulli, nëna e 17 vjeçarit, vrarë mizorisht nga një shqiptar njëzetvjeçar. Lajmin e jep “L’Osservatore Romano”, që kujton se rasti i Ismael Lulli-t  bëri bujë të madhe në opinionin publik. Ismaeli, student, u gjet kufomë, i therur në fyt, në një nga pyjet e zonës Sant’Angelo in Vado. U tha se shkak për vrasjen paskësh qenë xhelozia e shqiptarit Igli Meta, i cili dyshonte se e fejuara kishte lidhje me të vrarin. Tronditëse, vrasja, e për më tepër mënyra e saj, e kryer nga një shqiptar!








All the contents on this site are copyrighted ©.