2015-08-27 15:06:00

Imzot Hélder Camara, figurë e jashtëzakonshme e Kishës së brazilit në pëvjetorin e vdekjes


Më 27 gusht 1999 ndërronte jetë në Recife të Brazili,t dom Hélder Càmara, njëri prej ipeshkvijve të Amerikës Latine më të dashur e të respektuar, për pasionin e tij që kishte për një Kishë të varfër e të të varfëve, për vëmendjen, dashurinë e përkujdesin ndaj njerëzve dhe për fenë e tij të patundshme në Krishtit, një besim në Hyjin të mishëruar në realitetin e jetës së përditshme. Ky është portreti i një bariu shpirtëror, që mund të konsiderohet padyshim një pararendës i Papa Françeskut, shkruan revista e Jezuitëve ‘Popoli’ (25 gusht), duke ravijëzuar një profil të dom Hélder-it.

Kryeipeshkëvi i Olinda-s e Recife-s, në Brazil, dom Hélder Camra lindi më 1909, figurë e jashtëzakonshme e Kishës katolike të Brazilit, qe bari shpirtëror shumë të dashur, i cili gjithmonë u qëndroi pranë të varfërve e të mënjanuarve si mbrojtës i paepur i së drejtës së jetës. Ja si e kujton figurën e dom Kamara-s kryeipeshkvi i Shën Palit të Brazilit, kardinali Sharër:
Ka qenë një figurë e jashtëzakonshme, një njeri i ndjeshëm, një poet, një mistik. Kishte një aftësi e njohuri të hollë për politikën, për të bërë politikë të mirë në shërbim të popullit e të vendit. Dom Helder Kamara ishte ngushtë i lidhur me fondacionin e Konferencës ndërkombëtare të ipeshkvijve. Qe një ndër etërit e Koncilit të II të Vatikanit shumë aktivë, kuptonte se ku po shkonin gjërat në Koncil. Ai madje ishte shumë i interesuar e i lidhur me çështjen e mbrojtjes të të drejtave njerëzore, të dinjitetit të personit, sidomos gjatë periudhës së diktaturës ushtarake në Brazil - në gjysmën e viteve 1960-ta deri në fillim 1980-tave. Ka qenë mbrojtës i madh i lirisë demokratike, i dinjitetit të personave e kundër persekutimit nga ana e politikanëve, kundër torturës, kundër mungesës së lirisë demokratike. Ka denoncuar edhe situata të ndryshme të varfërisë e ka punuar shumë mbi idenë për të ndihmuar të varfërit e të ka bërë një betejë të jashtëzakonshme për çrrënjosjen e kësaj plage të rëndë shoqërore. Sot e kujtojmë me gëzim të madh e mirënjohje dom Helder Kamara : ka qenë një dritë në historinë e jetës së Kishës dhe të shoqërisë së Brazilit”.

“Nëse një njeri ëndërron vetëm, ëndërra mbetët ëndërr, por ku janë shumë njerëzit që ëndërrojnë të njëjtën gjë, ëndërra bëhet realitet” (Imzot Helder Camara).








All the contents on this site are copyrighted ©.