2015-08-26 15:23:00

Sot, audienca e njëqindtë e përgjithshme e Papës Françesku


Audienca e sotme e përgjithshme është e njëqindta e Papës Françesku, që nga fillimi i Papnisë së tij. Papa, që nga 10 dhjetori 2014, po ia kushton katekizmin familjes, në prag të Sinodit të tetorit. Gjatë gushtit nisi disa reflektime me tri përmasa, që shoqërojnë ritmet e jetës familjare: përmasa e festës, e punës, e lutjes.

Në audiencën e parë të Papnisë, më 27 mars 2013, Papa Françesku pati njoftuar se dëshironte të vijonte reflektimet e Benediktit XVI për Vitin e Fesë. Ciklet e tjera të katekizmit iu kushtuan Sakramenteve, dhuratave të Shpirtit Shenjt dhe Kishës.








All the contents on this site are copyrighted ©.