2015-08-26 15:16:00

Papa: të kapërcehet kriza ekologjike që po jeton njerëzimi


Më 1 shtator, në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku do të kryesojë një Liturgji të Fjalës Hyjnore, me rastin e Ditës I Botërore të lutjes për kujdesin e krijimit. Kjo ditë është themeluar nga vet Papa Bergoglio korrikun e kaluar pas botimit të Enciklikës “Lëvduar qofsh’”.
“Me ipeshkvijë, meshtarë, rregulltarë e besimtarë laikë të Kuries Romake, do të gjendemi së bashku në Bazilikën e Shën Pjetrit në ora 17.00, për Liturgjinë e Fjalës, në të cilën, që tani, ftoj të marrin pjesë të gjithë romakët, e të gjithë shtegtarët dhe ata që dëshirojnë”, tha Papa Françesku në përfundim të Audiencës së sotme të Përgjithshme, mbajtur në Sheshin e Vatikanit.
“Në Bashkim urate me vëllezërit tanë ortodoksë e me të gjithë njerëzit vullnet mirë, duam të ofrojmë – shpjegoi Ati i Shenjtë Bergoglio – kontributin tonë për kapërcimin e krizës ekologjike që po përjeton njerëzimi.
Në mbarë botën, realitete të ndryshme kishtare kanë programuar nisma të përshtatshme të lutjes e reflektimit, për ta bërë këtë Ditë një moment të fortë edhe në kuadrin e ndërmarrjes së një stili të ndershëm jetese”.








All the contents on this site are copyrighted ©.