2015-08-26 11:26:00

Papa Françesku: të mësojmë t’ lutemi Hyjit kur jemi në familje e në sofër


"Të zbulohen lutja në familje. Ungjilli i lexuar dhe medituar në jetën e përditshme e në familja është bukë e mirë që ushqen zemrën e të gjithëve. E në mëngjes e në mbrëmje kur ulemi në tryezë, të mësojmë ta themi një uratë, me shumë thjeshtësi e përzemërsi: është Jezusi që vjen në mesin tonë”. Kështu tha Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme, kushtuar kohës së lutjes, mbajtur sot paradite në  Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me besimtarë e shtegtarë të ardhur nga vendet e ndryshme.
“Një gjë që e kam përzemër, e të cilën e kam pa nëpër qytete: ka fëmijë që nuk kanë mësuar ta bëjnë shenjën e kryqit!”. ”Por ti, nënë e babë – vijoi Papa Bergoglio -, mësoje fëmijën tënd t’u lutët Hyjit, mësoje të bëjë shenjën e kryqit! E kjo është një detyrë e bukur e nënës dhe babës””. “Është gjë e bukur kur nënat i mësojnë i mësojnë fëmijët e tyre të vegjël ta përshëndesin Jezusin  apo Zojën e Bekuar me një puthje – nënvizoi Papa-. Sa dashuri ka në këtë! Në atë çast zemra e fëmijës shndërrohen në një vend urate”.








All the contents on this site are copyrighted ©.