2015-08-01 18:28:00

Prof. Pontecorvi emërohet në drejtimin e shëndetësisë së Vatikanit


Papa Françesku ka emëruar drejtor të ri të Drejtorisë së Shëndetësisë së Guvernatoratit të Shtet Qytetit të Vatikanit Alfredo Pontecorvi-n, profesor i Endokrinologjisë e drejtor i Shkollës I të Specializimit në Endokrinologji e Sëmundje të Metabolizmit pranë Poliklinikës Universitare Agostino Gemelli, Univeristeti Kakatolik i Romës.

Siç pati saktësuar ditë më parë drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federico Lombardi, drejtori i përgjithshëm i shërbimeve shëndetësore të Vatikanit nuk do të ketë, siç ndodhte në të kaluarën, edhe detyrën e mjekut personal të Papës Bergoglio. Një vend me përgjegjësi të madhe, ky, që mbetet ende vakant. Është njoftuar se së shpejti do të caktohet mjeku personal për Papën. Mjeku i mëparshëm, doktor Polisca, zëvendësohet normalisht, pas pesë vjetësh në detyrë, ndërsa mbetet mjek i Papës Benedikti e do të vijojë të banojë në Vatikan.

Tani për tani nuk dihet as cili do të jetë mjeku, që do ta shoqërojë Papën në  Kubë e SHBA: deri tani papët i ka shoqëruar gjithnjë mjeku i tyre personal edhe gjatë shtegtimeve.  








All the contents on this site are copyrighted ©.