2015-08-01 18:52:00

Papa Françesku: mikpritja është virtyt vendimtar


“Mikpritja, mirëpritja apo strehimi në familje është një virtyt sot vendimtar, posaçërisht në situata të varfërisë së madhe”. Kështu shkruan Papa Françesku në një tweet të botuar në faqen e internetit @Pontifex e ka mbi 22 milionë follower. Rëndësia e solidaritetit familjar është vërtetë themelore, sidomos në këtë kohë krize që e dobëson jo vetëm indin ekonomik por edhe atë të marrëdhënieve ndër njerëzore. Prandaj, mikpritja, mirëpritja, strehimi apo solidariteti ndaj atij që gjendet në vështirësi, në realitetin e sotëm, është një lehtësim, jep sërish shpresë, shëron plagët e dhimbshme. Kjo është përvoja dhe përjetimi i sa e sa familjeve që ndihmohen e mbështeten prej familjeve tjera që kanë mundësi e vullnet, edhe në saje të angazhimit të çmueshëm të Kishës e në mënyrë të veçantë të Karitasit.
Prej këndej, nënvizimi se familja është gurrë jete e shprese, ku njeriu mund të ripërtërihet më lehtë nga çdo situatë e vështirë e jetës.
E mos të harrojmë se Jezu Krishtit na mëson se bujaria konkrete para nevojave të të tjerëve duhet të jetë gjithnjë mbi interesat personale, mbi sistemet e teoritë ekonomike e shoqërore. Jezusi nuk kërkon të ndryshojmë punë, as të heqim dorë nga veprimtarinë tona tregtare, por na nxit vetëm të vëmë gjithçka në shërbim të njerëzve, lirisht, menjëherë kur paraqitet nevoja, me bujari e pa diskutim.








All the contents on this site are copyrighted ©.