2015-07-27 15:07:00

Familja Dall’ Oglio: falënderim Papës, thirrja e tij na ngushëllon!


T’i kthehet liria atë Paolo Dall’Oglio-s dhe të rrëmbyerve të tjerë në Siri. Fjalët e Papës Françesku dje, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, patën jehonë të thellë, posaçërisht në këtë çast, kur situata dramatike siriane duket sikur është harruar. E sot paradite edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, pohoi se Italia po bën çmos për ta liruar rregulltarin jezuit, sekuestruar dy vjet më parë në Siri. Familja Dall’Oglio, përmes Radio Vatikanit, i shprehu mirënjohjen Papës. Në mikrofonin e Radios sonë, motra e atë Paolos, Francesca Dall’Oglio:

Përgjigje: - Në emër të familjes sonë dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen  Papës, për thirrjen që bëri dje, në Engjëllin e Tënzot, duke kërkuar lirimin e vëllait tonë Paolo, dy vjet pas rrëmbimit të tij në Siri. Dëshiroj të nënvizoj se kjo thirrje ishte për ne burim i madh ngushëllimi e, në të njëjtën kohë, edhe emocioni e shprese.

Pyetje: - Papa Françesku kujtoi edhe të rrëmbyerit e tjerë në Siri. Përmes Atë Paolos, kujtoi kështu, edhe vuajtjet e shumë njerëzve, pikërisht në Sirinë e dashur të Atë Paolos. Mendimi juaj…

Përgjigje: – Familja jonë është shumë pranë familjarëve të të gjithë të rrëmbyerve në Siri, e jo vetëm atje, por kudo janë e vuajnë, në pritje që t’u rikthehet liria.

 

 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.