2015-07-24 16:18:00

Irak: në Erbil, një Universitet katolik, falë Kishës australiane


Nga Iraku nuk vijnë vetëm lajme shqetësuese: ka edhe të gëzueshme. Katolikët irakianë po e sfidojnë Shtetin e vetëshpallur Islamik (Is). Jo me armë e me dhunë, por me edukim e shkollim, falë edhe kontributit e mbështetjes së Universitetit katolik australian. Tetorin e ardhshëm do të nisin kurset e para të Universitetit katolik të Erbilit, shkollë e lartë e shumëdëshiruar nga Kisha kaldease në Irak,  parë edhe si formë konkrete ndihme për të rinjtë e krishterë në Lindjen e Mesme.

Me mbështetjen e Kishës australiane, universiteti është shenjë konkrete ndihme për të krishterët e rinj irakianë e simbol, që tregon se i kanë rrënjët thellë në trojet e vendit të martirizuar. Në program, parashikohen edhe  shkëmbime profesorësh e studentësh nga të dy vendet e, natyrisht, portat do të jenë të hapura edhe për të rinjtë e besimeve të tjera, posaçërisht për myslimanët. E kjo është një përpjekje jashtëzakonisht pozitive edhe për t’i vënë fre largimit të të rinjve, jo vetëm nga Iraku, por nga e gjithë Lindja e Mesme.








All the contents on this site are copyrighted ©.