2015-07-20 17:07:00

Patriarku i Libanit kërkon zgjedhjen e presidentit të ri


Patriarku maronit Béchara Rai lutet e shpreson që t’i jepet fund boshllëkut presidencial në Liban, i cili vijon që prej një viti. Duke kremtuar meshën, dje, në Annaya, me rastin e 50 vjetorit të lumnimit të shën Sharbelit, Patriarku kërkoi lutje për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, në mënyrë që institucionet kushtetuese të vendit të funksionojnë sërish.

Patriarku përpiqet të bashkojë formacionet e krishtera

         Që nga maji 2014, parlamenti libanez është mbledhur disa herë për të zgjedhur presidentin, por nuk ka arritur shumicën e nevojshme të votave për asnjërin nga kandidatët. I ashtuquajturi “grupi i 8 marsit”, në të cilin bëjnë pjesë parti të ndryshme, hezbollahët, së bashku me të krishterët që ndjekin Michel Aoun, i kanë bojkotuar gjithnjë zgjedhjet. Patriarku Béchara Rai është përpjekur shpesh të mbledhë formacionet e krishtera, duke i nxitur të caktojnë një kandidat të përbashkët, por pa rezultat.

Libanezët e sauditët, të shqetësuar për Iranin

         Pikërisht dje, kreu i Forcave të armatosura libaneze, Samir Geagea, u takua në Jeddah të Arabisë Saudite me mbretin Salman bin Abdul Aziz për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në zonë. Të dy janë të shqetësuar për rritjen e peshës politike të Iranit në rajon, pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi përdorimin e energjisë bërthamore.








All the contents on this site are copyrighted ©.