2015-07-06 18:37:00

Papa, duke përshëndetur besimtarët nga nunciatura: “T’i lëmë të flejnë fqinjët”.


Duket qartë se nuk e ndjente fare lodhjen e shtegtimit të gjatë, Françesku, kur doli t’i përshëndeste besimtarët e mbledhur para nunciaturës, në pritje për ta parë. E si mund t’i zhgënjente, Papa që shihet gjithnjë mes njerëzve? Jo vetëm që s’i zhgënjeu, por gjeti forcë edhe për të bërë shaka, siç e ka zakon. “Para se të nisemi në shtëpi, për të fjetur, u tha, është ora e bekimit. E pas bekimit, ora për të heshtur, sepse duhet t’i lëmë fqinjët të flenë të qetë”. Kështu i përshëndeti dhe i bekoi, në pritje që të largoheshin. Me që s’po tundeshin nga vendi, shtoi: “Shihemi nesër”. Po ata iu përgjigjën: “Nuk shkojmë!”. “Françesk, të duam”.

Atëherë  erdhi çudia  tjetër. Fqinjët, për  gjumin e të cilëve shqetësohej Papa, jo vetëm që nuk u ankuan, por dolën edhe ata e bashkuan zërin me turmën. Vonë u kujtuan se edhe Papa ka nevojë për gjumë!








All the contents on this site are copyrighted ©.