2015-07-06 15:16:00

Françesku do të vizitojë burgun e Palmasolës, në Bolivi


Në Ekuador, Bolivi e Paraguaj, Papa do t’u kushtojë vëmendje sidomos të fundmëve të shoqërisë e periferive ekzistenciale. Pritet me padurim vizita e Françeskut në qendrën e riedukimit “Shën Cruz Palmasola” në Bolivi. Kjo qendër është një qytezë e vogël prej 10 mijë metrash katrorë, e ndarë në pavione, sipas kategorive të të burgosurve, të cilët u nënshtrohen regjimeve të ndryshme të burgosjes. Ndër problemet kryesore të këtij instituti, janë dhuna, kushtet e këqia higjieniko-shëndetësore, numri i madh i të burgosurve në pritje të vendimit gjyqësor dhe mbipopullimi. Kapaciteti i qendrës është 600 burra e 200 gra, por, sipas një statistike të vitit 2012, në të janë burgosur 4520 burra e 572 gra, pa marrë parasysh fëmijët, për të cilët ligji bolivian parashikon të qëndrojnë pranë nënës deri në moshën 6 vjeçare. Për të mos folur për grupet rivale brenda burgut, që herë pas here ndeshen ndërmjet tyre e me policinë, apo për praninë e “bosëve”, që komandojnë kriminalitetin e organizuar nga burgu.








All the contents on this site are copyrighted ©.