2015-07-06 17:31:00

Boko Haram sulmon kisha e xhamia. Imzot Kaigama: të bashkuar kundër dhunës


Terror në Nigeri, ku në më pak se 24 orë, grupi fundamentalist “Boko Haram” kreu një sërë atentatesh, kundër një kishe në verilindje të vendit e kundër një xhamie e një restoranti në qytetin e Josit. Pesë, viktimat e djeshme ndër besimtarët, që ndiqnin meshën e së dielës, ndërsa bilanci i atentatit të dyfishtë të natës së djeshme flet për 44 të vdekur. I kërkuam një koment telefonik, kryeipeshkvit të Josit, imzot Ignatius Kaigama:

         Unë them gjithmonë se ky grup e ka humbur racionalitetin. Vërtet, jeta për ta s’është asgjë, as që pyesin për jetën e tyre, e cila është e kotë. Por, marrin jetë të tjera, ky është problemi. Shkojnë në kishë, në restorant, në treg, në shkolla e vënë bomba. Njeriu normal nuk e bën këtë. Dikur thoshin se Boko Harami është grup myslimanësh, ndërsa unë kam thënë gjithnjë: “Jo, është grup fanatikësh”. Ne punojmë së bashku me myslimanët e moderuar për ta kapërcyer këtë dhunë. Këta njerëz ecin me biçikletë e i fshehin bombat në trup. Është e vështirë edhe për policinë t’i gjejë.








All the contents on this site are copyrighted ©.