2015-07-05 11:45:00

Papa i lutet Zojës së Bekuar për shtegtimin e tij apostolik


Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, një natë para nisjes për shtegtim, Ati i Shenjtë shkoi mbrëmë, rreth orës 19.00, në Bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe, për t’ia besuar Zojës “Shpëtimi i popujve romakë”, shtegtimin e tij apostolik në Amerikën Latine. Vuri para figurës së Zojës një tufë të madhe lulesh, me ngjyrat e flamujve të tre vendeve, që do të vizitojë: Ekuadorit, Bolivisë e Paraguáit. U lut për 20 minuta. Njoftimin për  këtë vizitë lutjeje e dha drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi.








All the contents on this site are copyrighted ©.