2015-07-03 14:51:00

Tema e “mungesës”, në qendër të Mitingut të Riminit 2015


“Ç’është kjo mangësi, që të mungon, o zemër, për të qenë përnjëherësh  përplot?” Një varg i poetit Mario Luzi është titull i Mitingut të 36-të të Riminit për miqësinë ndërmjet popujve, në program nga 20 deri më 26 gushti i ardhshëm. Sivjet Mitingu, i paraqitur në Romë, synon t’i bëjë pyetje zemrës së njeriut, duke zbuluar përvojën e një mangësie, shpesh shpirtërore  dhe zanafillën e saj, që e pengon njeriun të jetojë me zemrën plot. Është mangësia, që krijohet nga indiferenca ndaj të tjerëve, nga vetmia paradoksale, në një botë teknologjike e gjithnjë të bashkëlidhur, nga marrja e frymës, sepse rrethanat e faktet e jetës kanë gjithnjë më shumë pamjen e burgut, krijojnë rrezikun ta asgjësojnë njeriun në fushat më të ndryshme të jetës së përditshme.

Prej këndej, tema, me pyetjen: “Ç’mungesë ka mangut zemra, që të ndjehet përnjëherësh përplot?  Tema e mungesës, prandaj. Temë absolute e së përditshmes! Nëse zemrës së njeriut nuk do t’i mungonte diçka, nuk do të vihej në kërkim të tjetrit. Është mungesë e gjithëpranishme në zemër të njeriut, që e shtyn të pyesë: “Thua gjithë këto mangësi, gjithë këto nevoja,  shkaktohen nga një mungesë edhe më e madhe?”.

Ç’mungesë i mungon zemrës njerëzore, zemrës sime, zemrës sate, për të qenë përplot? Kësaj pyetjeje do të përpiqet t’i japë përgjigje Mitingu i 36-të i Riminit, organizuar nga lëvizja kishtare "Bashkim e Çlirim".








All the contents on this site are copyrighted ©.