Sot, në përfundim të Meshës për festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal, kremtuar në
Vatikan me 46 kryeipeshkvijë të ri metropolitë nga mbarë bota, të emëruar në 12 muajt
e fundit, Papa Françesku zbriti nën altarin e Rrëfimit brenda Bazilikës së Vatikanit
për t’iu lutur Hyjit mbi varrin e Shën Pjetrit Apostull bashkë me kryepeshkopin metropolit
ortodoks të Pergamos, Johannis Zizioulas, i cili sot udhëhoqi delegacionin e dërguar
në Vatikan nga Patriarku i Kostandinopojës Bartolomeu I, përbërë edhe nga metropoliti
Silyvria Maximos e nga atë Heikki Huttunen, të Kishës Ortodokse të Finlandës. Kur
pas lutjes mbi varrin e Shën Pjetrit, Papa e metropoliti i Pergamo-s u kthyen së bashku
në Bazilikën e Vatikanit, para se të përshëndeteshin biseduan së bashku për disa minuta.
I quajtur nga Papa Françesku “teologu më i madh i gjallë”, Johannis Zizoulas ka përfaqësuar
“Patriarkun e dashur Bartolomeun I “ edhe para dhjetë ditësh me rastin e paraqitjes
në Vatikan të Enciklikës së Papës “Lëvduar qofsh”, të cilën Ati i Shenjtë e citon
me një nënvizim të madh marr nga magjisteri i Patriarkut Ekumenik të Konstantindionopojës.
All the contents on this site are copyrighted ©. |