2015-06-28 13:07:00

Vatikan: fondet e mbledhura në Expo shkojnë për refugjatët në Jordani


Fondet që mblidhen brenda pavijonit të Selisë së Shenjtë në Expo të Milanos – sipas vendimit të Papës në bashkëpunim me ‘Cor Unum’ – do të caktohen për familjet e refugjatëve në Jordani. “Sipas të dhënave – shkruan Këshilli Papnor i Kulturës – Jordania mirëpret aktualisht afër 700 mijë refugjatë që kanë braktisur Vendin e prejardhjes dhe shtëpitë e tyre”. Në mënyrë të veçantë, refugjatët që vijnë nga Iraku janë afër 50 mijë, prej të cilëve 345 janë fëmijë.
“Shuma e fondit të mbledhur në përfundim të Expo-s – bënë të ditur një deklaratë – do të caktohet në mënyrë të posaçme për financimin e projekteve në fushën e edukimit dhe në mbështetje të ndihmave të para e të domosdoshme për të cilat familjet kanë nevojë”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.