2015-06-26 18:49:00

Terrorizëm, sulm në Francë: një burri i pritet koka, dy të tjerë plagosen


Një trup pa kokë dhe flamuri i Shtetit të vetëshpallur Islamik: është e qartë, tashmë, e presidenti Hollande e konfirmoi, se të shtënat në kompleksin industrial, në juglindje të Francës, janë vepër e terroristëve. Burri i mbytur barbarisht nuk është identifikuar akoma.

Objektivi: të hidhej në erë impianti industrial, që është amerikan e, prej këndej, presidenti Obama foli menjëherë për ngjarjen, duke konfirmuar deklaratën e kreut të shtetit francez. E duke shtuar edhe disa hollësi për ngjarjen: koka e prerë është e shkarravitur me shkrime në arabisht. Impianti klasifikohet si një nga më të rrezikshmit. Për fat, pati vetëm një shpërthim.

Menjëherë pas ngjarjes u arrestua një njeri i dyshuar si ekstremist: e ndërsa arrestohej shpalosi flamurin e Is, duke pohuar në këtë mënyrë se ishte autor  i sulmit.

Konfirmimin dhe shpjegimin e dha menjëherë presidenti francez, duke folur nga Brukseli, ku merrte pjesë në takimin e rangut të lartë, duke nënvizuar se liderët e ndjejnë kërcënimin si rrezik për të gjithë. Pastaj pohoi: “Nuk duhet t’i nënshtrohemi frikës”. Sidoqoftë, presidenti francez u kthye pasdite nga Brukseli, në Paris, ku mblodhi Këshillin e Mbrojtjes në Elizeo.

Çfarë ndodhi saktësisht: një burrë hyri me vrull me auton e tij në impiantin e gazit industrial Air Products në Saint Quentin-Fallavier, 30 kilometra larg Lionit, dhe goditi bombolat e gazit, duke shkaktuar një shpërthim dhe plagosjen e disa njerëzve. E, pak më vonë, edhe zbulimi dramatik: brenda kompleksit industrial u gjet kufoma me kokë të prerë e një burri, që nuk ishte nëpunës i shoqërisë. Sipas njoftimeve të deritanishme dihet vetëm se një numër i konsiderueshëm forcash po kontrollon gjithë zonën.








All the contents on this site are copyrighted ©.