2015-06-26 19:31:00

Sindona: mëse 2 milion vizitorë, 800 mijë për Papën


Mëse 2 milion vizitorë në 67 ditë e së paku 750-800 mijë vetë në dy ditët e vizitës së Papës Françesku. Ky është bilanci përfundimtar i ekspozimit të Sinodës, sipas të dhënave të kryeipeshkvit të qytetit, imzot Cesare Nosiglia. Kjo do të thotë, nënvizoi ai, se Torino u bëri vend dhe mirëpriti rreth 3 milion njerëz, në mënyrën më të mirë të traditës piemonteze.

         Imzot Nosiglia njoftoi se në mesazhin e shkruar e firmosur me dorën e vet, para se të largohej nga Torino, Papa Françesku shkruan: “Falenderoj të gjithë vullnetarët e Sindonës dhe ata, që më ndihmuan në vizitën time në Torino. Bekoj nga zemra ju dhe familjet tuaja e ju përbej, mos harroni të luteni për mua”.








All the contents on this site are copyrighted ©.