Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Shëna Ndou i Padovës shtegton në tre kontinente

Shëna Ndou shtegton në tre kontinente

13/06/2015 18:06

Shëna Ndou i Padovës është një nga shenjtorët më të dashur për besimtarët katolikë të mbarë botës. Njihet me epitetin “Mrekullibërës” e  ndiqet nga mijëra shtegtarë, duke nisur nga Padova, deri Laç të Kurbinit e në Gjakovë të Kosovës, ku dje ishin të pranishëm përsëri mijëra shtegtarë, në lutje e në pritje të mrekullive të reja për shqiptarët e Shqipërinë, që kanë aq shumë nevojë.

Edhe vetë Shëna Ndou sivjet e kremtoi festën duke shtegtuar nëpër udhët e   largëta të botës. Shtegtimi devocional i relikeve të Shenjtit të mrekullive  u organizua, për vendet frëngjishtfolëse, nga edicioni frëng i revistës “Le Messager de Saint Antoine” (Zâni i Shna Ndout) ndërsa në ato anglishtfolëse, nga edicioni anglez i  revistës (Messenger of Saint Anthony), në përkim me kremtimet antoniane.

Të dielën e kaluar, më 7 qershor, katër relikuare të Shenjtit u nisën nga Bazilika e  Padovës. E Shën Andou u vu përudhë.  

Sipas programit, po shkel në Kanada, Australi, SHBA, Belgjikë... E pikërisht në Saint Antoine të Brukselit e kremtoi dje festën, që bie çdo vit më 13 qershor. Reliket u ekspozuan një ditë para festës në kuvendin e Shëna Ndout të kryeqytetit belg, ku u rrethuan me devocion të jashtëzakonshëm nga mijëra besimtarë e shtegtarë nga anë e anës.

Pastaj Shenjti do ta vijojë shtegtimin drejt Francës, ku e presin sivëllezërit, françeskanët konventualë të Cholet. Ndërmjet tyre është sot, 14, e do të jetë edhe nesër, 15 qershor, për të arritur, më pas, në kryeqytetin francez më 16. Në Paris do të qëndrojë deri më 17 qershor, kur do t’i prijë procesionit, që do të përshkojë zemrën e kryeqytetit francez.

Shenjti do ta përfundojë këtë shtegtim në “Grottes de saint Antoine”, ku, në vitin 1226, më i njohuri ndër sivëllezër të Shën Françeskut, pati jetuar si vetmitar.

Gjithë këto ditë, e sidomos dje, Shenjti i Mrekullive ishte shpirtërisht shumë i pranishëm posaçërisht në Shenjtëroren e Laçit, ndoshta edhe më e famshme se shenjtëroret e mëdha të botës, që i kushtohen, sepse edhe ajo, e martirizuar, e rrënuar, e rindërtuar, si besimtarët në Krishtin, që  Shenjti e mban gjithnjë në krahë. Prej këndej urata e kënduar: “Lutju për ne Hyj’t që në duer të rri!”.

13/06/2015 18:06