2015-06-08 18:35:00

Acs: më se 105 milionë euro për Kishën që vuan


Fondacioni papnor “Ndihmë për Kishën që vuan(Acs)” në vitin 2014 mblodhi më se 105 milionë euro. Është hera e parë në historinë e Fondacionit, që arrihet një cak i tillë, rreth 17 milionë më shumë se në vitin 2013. Vitin e kaluar, bujaria e më se 600 mijë bamirësve të Acs, krijoi kushtet për të financuar 5.614 projekte, në 145 vende, pothuajse 200 më shumë në krahasim me 2013-tën. U siguroi, kështu studimet, 9.669 seminaristëve, ndihmoi 9.790 rregulltare. Shumë i lartë edhe numri i ndjeteve të Meshës për meshtarët që kryejnë misionin në vende ku Kisha është e varfër ose e persekutuar.

Në rritje, ndihmat e emergjencës për refugjatët e Lindjes së Mesme. Jepen ndihma financiare për ndërtimin e kishave të reja, për mjete transporti e tekste fetare. Ndihma për 120 mijë të krishterët irakianë, refugjatë në Kurdistan, arrin në më se 120 mijë euro. Ndihmohen edhe filipinasit e dëmtuar nga tufani Hajan si dhe Afrika e varfër, Ukraina e Bosnjë Hercegovina. E është pikërisht Ukraina, që u ndihmua më shumë nga Fondacioni, i cili dërgoi në vendin e masakruar nga konflikti, më se 5.124. 211 euro.

Nuk mungon as impenjimi në vendet ballkanike. Edhe Qendra rinore “Gjon Pali II”, vizituar pak ditë më parë nga Papa Françesku, gjatë shtegtimit në Sarajevë, është fryt i bujarisë së bamirësve të Acs. Qendra do të japë një ndihmesë vendimtare për procesin e paqes e të pajtimit në vend.








All the contents on this site are copyrighted ©.