2015-06-05 18:15:00

Papa Françesku në Bosnjë-Hercegovinë, për vizitë në Sarajevë


Vizita e Papës Françesku e 6 qershorit 2015 në Sarajevë të Bosnjsë-Hercegovinës është i treti Udhëtim Apostolik në këtë vend, gjatë 18 vjetëve të fundit. Shën Gjon Pali II e ka vizituar Sarajevën më 12-13 prill 1997 e është kthyer në Bosnjë më 22 qershor 2003, për lumnimin e Ivan Merz.

Tema qendrore e vëmendjes së Selisë Apostolike për Bosnjë-Hercegovinën është paqja e kjo vizitë e Papës Françesku nuk bën përjashtim. Tema e zgjedhur me këtë rast është “Paqja qoftë me ju” (Gjn 20,19) e logoja e Udhëtimit Apostolik pasqyron një pëllumb me degën e ullirit, si edhe Kryqin. Në njërën anë të Kryqit të stilizuar është vizatuar një trekëndësh i verdhë, që evokon formën gjeometrike të Bosnjës. Vetë kryqi ka ngjyrat e kuqe e blu të flamurit kombëtar e të pranisë kroate në vend.

Gjashtë, ngjarjet kryesore të ditës së Papës Françesku në Sarajevë: e para, protokollare; është takimi me Autoritetet në Pallatin Presidencial; e dyta është Mesha e Shenjtë në stadiumin e kryeqytetit; e treta, takimi dhe dreka me gjashtë ipeshkvijtë në Nunciaturën Apostolike. Pasdite, Papa Françesku do të kremtojë Mbrëmësoret së bashku me klerin në katedralen e Zemrës së Krishtit, dëmtuar rëndë gjatë luftës, para takimit ekumenik e ndërfetar në Qendrës studentore ndërkombëtare françeskane; takimi i fundit u kushtohet të rinjve, të mbledhur në Qendrën Dioqezane “Shën Gjon Pali II”.








All the contents on this site are copyrighted ©.