2015-05-28 15:24:00

Prishtinë: Konferencë ndërfetare mbi promovimin e dialogut e luftimin e ekstremizmit


Kosova mirëpret, për të katërtën herë, punimet e  konferencës ndërfetare mbi promovimin e dialogut ndërmjet feve e luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, me një vëmendje të veçantë ndaj botës digjitale.

Nga 28 deri më 30 maj, në hotelin “Swiss Diamond” në Prishtinë, në këtë konferencë do të flitet mbi “Dialogun ndërfetar, në kohën e mediave sociale”. Ndryshimet, kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm e gjuhës së urrejtjes”. Mase 200 pjesëmarrës do t’i shkëmbejnë përvojat dhe idetë e tyre rreth sfidave që vijnë nga ekstremizmit në internet.

Kështu, kjo konferencë i bashkon të rinjtë nga Kosova, Ballkani e Vendet tjera, në takim me krerë e komuniteteve të ndryshme fetare, diplomatë, juristë, gazetarë,ekspertë të mediave digjitale, udhëheqës të Organizatave jo Qervitare, akademikë e pjesëtarë të shoqërisë civile, për të biseduar mbi promovimin e dialogut ndërfetar në shoqëri dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson nismën për organizimin e këtij dialogu “për të gjetur mënyra se si rrjetet sociale, të bëhen përçues të dijes e të tolerancës dhe bartës të ndryshimit” që kërkon Vendi.

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimit “Kosova është përgatitur të mirëpret edhe një herë më shumë se 200 mysafirë nga e gjithë bota për të diskutuar çështjet ndërfetare, këtë vit me një fokus të veçantë në luftimin e mesazheve ekstremiste nëpërmjet mediave sociale”. Më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

 








All the contents on this site are copyrighted ©.