2015-05-28 15:44:00

Papa takon grupin e historianëve të artit, “kultura në shërbim të dialogut”.


Papa Françesku priti dje në audiencë të përgjithshme, në Vatikan, një delegacion të historianëve të artit nga shtatëmbëdhjetë Vende të ndryshme, të cilët gjenden në Romë për një konferencë ndërkombëtare e cila dëshiron t’i jap një hov të ri “rolit të të mirave kulturore si vegla dialogu për paqen” mes popujve. Grupi i historianëve -– njofton gazeta l’Osservatore Romano – i dorëzoi Papës “manifestin e kombeve” i cili synon, pikërisht, nënvizimin e konstatimin e rolit “qendror të kulturës si gjuhë universale mes popujve”. Konferenca është organizuar nga fondacioni Foedus. Në mesin e të pjesëmarrësve janë edhe përfaqësues të Ermitage nga Shën Pjetërburgut e të muzeve të Vjenës e të SHBA-së.








All the contents on this site are copyrighted ©.