2015-05-28 15:13:00

Papa Françesku përshëndet delegacionin e “Meter”


Gjatë audiencës së djeshme të përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan,  Papa Françesku përshëndeti edhe një fëmijë, i cili është abuzuar seksualisht. Fëmija bënte pjesë në delegacionin e shoqatës “meter”, themeluar në vitin 1986 nga don Fortunato Di Noto për të luftuar kundër pedofilisë dhe shfrytëzimit të të vegjëlve.

 “Për të gjithë ne – deklaroi më pas për Radio Vatikanin, don Di Noto – mikpritja dhe bekimi i Papës janë inkurajim për ta vazhduar shërbimin. Deri tani, janë mbështetur 1.300 fëmijë, duke mbrojtur të drejtat e dinjitetin e tyre. Fjala ‘meter’, në fund të fundit, është me origjinë greke e do të thotë mikpritje, ngrohtësia e gjirit të nënës, por edhe mbrojtje e shoqërim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.