2015-05-27 14:34:00

Siria e atë Dall’Oglio: lidhje, që nuk vdes


Kisha Katolike nuk e harron atë Paolo Dall’Oglio-n, jezuitin italian, marrë peng gati dy vjet më parë në Siri, pasi themeloi kuvendin murgar katoliko-siriak Deir Mar Musa, në veri të Damaskut. Historia e tij ka shumë pika të errëta, që u vunë në dukje dje, në takimin me titull “Siria e atë Paolos e përtej”, mbajtur në Romë, në selinë e Federatës Italiane të Shtypit e organizuar nga Shoqata “Neni 21”, emri i së cilës i referohet mbrojtjes së lirisë së shtypit në Kushtetutën Italiane.

         Familjarët folën për tolerancë e falje, pasi, sipas tyre, pa to nuk mund të ketë drejtësi e barazi. Përmes jezuitit, që u përpoq jashtëzakonisht për dialogun me Islamin, në takim u diskutua mbi nevojën për të dëgjuar britmën e popullsisë siriane, sprovuar nga lufta e nga prania e Shtetit Islamik (Isis). I pranishëm, edhe imami i Tristes, Nader Akkad, i cili nënvizoi: “Kush i bën keq atë Paolos, i bën keq popullit sirian”. Nga ana e tij, Antonie Courban, pedagog në Universitetin e Shën Jozefit, në Bejrut, tregoi për impenjimin e atë Dall’Oglio-s në mikpritjen e refugjatëve sirianë në Liban, mëse një milion e gjysëm persona. E kreu i Bashkësisë së Shën Egjidit, Marco Impagliazzo, kujtoi se atë Paolo deshi të kthehej me çdo kusht në Siri, edhe pasi ishte përzënë zyrtarisht, për të qenë pranë popullit, që e deshi. Çdo mbrëmje, në Bazilikën e shën Marisë në Trastevere, Bashkësia e Shën Egjidit lutet jo vetëm për atë Paolo Dall’Oglio-n, por edhe për të gjithë të sekuestruarit e për të gjitha pengjet e xhihadistëve në Siri, i fundit prej të cilëve është një tjetër meshtar katolik, atë Mourad.








All the contents on this site are copyrighted ©.