2015-05-26 14:00:00

Siri: kryqe e kisha të shkatërruara, pas tërheqjes së Isis


Milicitë xhihadiste të të ashtuquajturit Shtet Islamik (Isis) u tërhoqën nga fshatrat përgjatë lumit Khabur, në provincën siriane në verilindje të Zhazirës, të cilën e kishin pushtuar më 23 shkurt, duke e detyruar popullsinë të ikte në masë. Shumica e banorëve janë të krishterë asirë. Xhihadistët u larguan pas intensifikimit të sulmeve ajrore të koalicionit, udhëhequr nga SHBA-të, në mbështetje të kundërofensivës tokësore të kurdëve. Pikërisht luftëtarët kurdë e asirë bënë të ditur se kur hynë sërish në fshatrat e braktisura, gjetën kisha të shkatërruara e shtëpi të plaçkitura, kryqe të bëra copë-copë e të hedhura poshtë nga maja e kishave, si edhe parrulla antikristiane nëpër mure.

Mesha e parë në kishë asire. Nuk dihet fati i 230 pengjeve të krishtera

         Një pjesë e familjeve asire, që ishin strehuar në Hassakè, u kthyen në fshatin e tyre, Tel Tamar, ku vunë edhe një herë këmbanën në majë të kishës e kremtuan për herë të parë pas eksodit, meshën shenjte. Por, pavarësisht nga kjo shenjë shprese, akoma mbetet shqetësimi për fatin e 230 pengjeve të krishtera, që milicët e Isis i kanë marrë me vete, nuk dihet për ku.








All the contents on this site are copyrighted ©.