Presidenti i Konferencës Ipeshkëvnore të Gjermanisë e të Këshillit të Konferencave
Ipeshkëvnore të Evropës, kardinali Reinhard Max, do t’i mbyll punimet e simpoziumit
teologjik mbi temën e familjes, që është në qendër të Sinodit, nga çështja e kungimit
për të divorcuarit deri te bashkimet civile e qiftet gay e tema tjera të rëndësishme.
Punimet njëditore do të mbahen në Romë, me dyer të mbyllura, në qendrën meeting ‘Roma
Eventi’ brenda Pallatit della Pilotta që mirëpret edhe Universitetin Papnor Gregoriana.
Mbi temat e përmendura do të konfrontohen përfaqësues kishtar të Konferencave Ipeshkëvnore
gjermane, franceze, zvicerane, teologë, filozofë, juristë, docentë universitarë.
All the contents on this site are copyrighted ©. |