2015-05-26 14:47:00

SHBA-së ndihmojnë Irakun kundër Shtetit Islamik


Pas masakrave të pafund që milicët e Isis bënë ndaj civilëve sirianë në qytetin Palmira, SHBA-së kanë ndër mend të ndërhyjnë në një mënyrë më të vendosur kundër frontit xhihadist . Zëvendës presidenti Biden, në një bisedë telefonike, i ka konfirmuar kryeministrit irakian Al-Abadi, mbështetjen e Uashingtonit ndaj qeverisë së Bagdadit. Kështu Joe Biden siguron autoritetet irakiane pikërisht në çastin kur ballafaqimi kundër Shtetit Islamik nxjerr në pak të gjitha kufizimet. Zëvendësi i Obamës pranon e vlerëson flijimin e jashtëzakonshëm dhe guximin që treguan forcat e Bagdadit gjatë 18 muajve të fundit, me gjithë rënien e Ramadit e të zonave tjera në duar të milicëve islamikë. Argumenti debatohet nga politika amerikane, me republikanët që akuzojnë Obamën se nuk e kuptoi peshën e vërtetë të krizës që është në zhvillim e sipër dhe kërkojnë dërgimin e 10 mijë ushtarëve për t’i mposhtur  xhihadistët, të cilët vetëm këtyre ditëve, kanë masakruar me dhjetëra burra, gra e fëmijë. Damasku akuzon për mbështetje të xhihadistëve Arabinë Saudite, Turqinë, Katarin Izraelin e disa Vende perëndimore, me qëllim për të rrënuar vendin. Kështu lexohet në një letër që Damasku i ka dërguar OKB-së. Ndërkohë, gjatë ditëve të fundit, forcat e Asadit kanë shtuar sulmet ajrore ndaj militantëve të ISIS, duke vrarë me dhjetëra e plagosur me qindra të tjerë. Gjithashtu në sulmet e javës së kaluar u vranë edhe 5 liderë të Shtetit Islamik në lindje të vendit. Në operacionin për të liruar ushtarët që po mbaheshin të rrethuar në Idlib, të paktën 300 rebelë janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave qeveritare siriane.








All the contents on this site are copyrighted ©.