2015-05-25 15:02:00

Papa priti kryeministrin e Bullgarisë e atë të Maqedonisë


Në dy audienca të ndryshme, Papa Françesku priti të shtunën, kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, dhe atë të Maqedonisë, Nikola Gruevski. Biseda private me kreun bullgar të qeverisë zgjati 13 minuta, ndërsa me atë maqedonas, 9 minuta. Të dy ndodheshin në Romë me rastin e festës së Shën Cirilit e Metodit, që u kremtua dje në Romë. Të dyve, Papa Françesku u dhuroi një kopje të “Evangelii Gaudium” dhe një medalje, ku paraqitej Engjëlli i Paqes. “Kjo është vepër e një artisti romak të shekullit të kaluar – u shpjegoi – është Engjëlli i Paqes, që fiton mbi të keqen e luftës. Të gjithë duhet të jemi engjëj të paqes”. E duke buzëqeshur, shtoi: “kjo është shumë e rëndësishme në këtë çast”.








All the contents on this site are copyrighted ©.