2015-05-25 19:06:00

IOR: në vitin 2014, të ardhurat neto kalojnë 69 milionëshin


Të ardhura neto prej 69,3 milion eurosh, në krahasim me 2,9 milionët e vitit 2013. Këto shifra dalin në pah në raportin vjetor për 2014-ën, botuar dje nga IOR, Instituti për Veprat e Fesë, ose siç njihet ndryshe, Banka e Vatikanit.

         Viti 2014 ka qenë pra, një vit ekonomikisht pozitiv, por “normal” për IOR-in. Përmirësimi i rezultatit, në krahasim me vitin 2013, varet nga negociacioni i titujve dhe ulja e kostove operative me natyrë të jashtëzakonshme. IOR-i lajmëron se ka plotësuar të gjitha përshtatjet me ligjet ndërkombëtare dhe ka filluar lidhjen e marrëdhënieve dypalëshe për transparencën e luftën kundër financimeve të paligjshme. Aktualisht, rreth 15 mijë vetë kanë llogari të hapur në këtë Institut. Nga të ardhurat e vitit 2014, 55 milion euro shkojnë për buxhetin e Selisë së Shenjtë, ndërsa 14 milion euro për rezervat.








All the contents on this site are copyrighted ©.