2015-05-25 14:34:00

Dita e lutjes për Kishën në Kinë, shenjë pjesëmarrjeje


U kremtua dje Dita e lutjes për Kishën në Kinë, themeluar nga Benedikti XVI në vitin 2007. I nxitur nga gazetarët, që i kujtuan fjalët e presidentit kinez Xi Jinping, i cili pak ditë më parë deklaroi se fetë në Kinë duhet të jenë të pavaruara nga ndikimet e huaja e besnike ndaj autoriteteve, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, pohoi se të jesh katolik i mirë në bashkim me Papën nuk e cënon besnikërinë e qytetarit. Mendoj e shpresoj, pohoi Kardinali për agjencinë Ansa, se deklaratat e presidentit kinez nuk synojnë ta pengojnë dialogun me Selinë e Shenjtë, duke e mbyllur rrugën e hapur. Në një intervistë dhënë Tv2000, sekretari i Shtetit të Vatikanit shtoi se në marrëdhëniet me vende si Republika Popullore Kineze dhe Vietnami, nuk duhet nxituar e se durimi arrin gjithçka.








All the contents on this site are copyrighted ©.