2015-05-22 13:34:00

Kardinali Sandri: në Irak pashë të krishterë të vuajtur por plot me fe


Gjithnjë e rëndë, situata e të krishterëve në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. E dëshmon kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore, i kthyer pak ditë më parë nga një mision në Irak. Ta ndjekim rrëfimin e tij,  në mikrofonin tonë:

Përgjigje: - Për mua ishte shtegtim shumë domethënës, sepse munda ta ndjek nga afër realitetin e Kishës katolike në Irak e dhe realitetin e shumë të krishterëve e, në mënyrë të veçantë, të disa ipeshkvijve të Kishave të tjera, që jetojnë e veprojnë atje. Munda t’u çoj të gjithëve afërsinë dhe inkurajimin e Kishës universale. Pavarësisht nga ajo, që po ndodh, shpresa nuk ka vdekur akoma në këto vise, sot të zhytura në një situatë që shumëkush e quan gati të pashpresë. Shpresa duhet mbajtur gjithnjë e gjallë.

Pyetje: - Ju takuat edhe shumë refugjatë…

Përgjigje: - Vizitova disa shtëpi refugjatësh, ku shkova me ndjet të çoj fjalë ngushëllimi e afërsie, por më shumë se të ngushëlloja, u ngushëllova, duke parë sesi, në mes të gjithë atyre vuajtjeve, arrijnë ta ruajnë qetësinë e paqen e shpirtit, edhe pse jetojnë në kushte të vështira. U mungojnë gjërat më fillestare për jetën. U mungon gjithçka, veç fesë. I gjeta e i lashë përplot me fe, me besim, me shpresë. T’i shikosh këta katolikë, këta kristianë, këta siro-katolikë të shpërngulur nga Karakoshi e nga Mosuli, që jetojnë me famijet e tyre, me dinjitet, edhe pse në varfëri, me mungesa të papërfytyrueshme, është shembull i madh për të gjithë ne.

Pyetje: - Cila është gjëja e parë që kërkonin këta njerëz?

Përgjigje: - Ishte një fjalë, një kërkesë për ndihmë, për solidaritet nga ana e gjithë botës, e, sidomos, e botës katolike.








All the contents on this site are copyrighted ©.